Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Gramsh pasi janë kapur me 5 kilogramë kanabis në makinë
“Në kuadër të operacionit të koduar “Tunjë” u arrestuan shtetasit me inicialet A.B., 30 vjeç, banues në fshatin Çerrice, Çorovodë, dhe M.D., 31 vjeç, banues në fshatin Zhepe, Çorovodë”, thotë policia.
Në kërkim janë shpallur 2 të tjerë. “Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M.H., 22 vjeç dhe S.Q.,23 vjeç, banues në Gramsh, ku vijon puna për kapjen e tyre“.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Tunjë, gjatë kontrollit të makinave, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.