5 heronjtë e veprës përfaqësuese në Bienalen e Venecias

schedule21:45 - 30 Mars, 2019

schedule 21:45 - 30 Mars, 2019

Ministria e Kulturës prezantoi zyrtarisht artistin Driant Zeneli, i cili përfaqëson Shqipërine në edicionin e 58 të Bienales së Venecias. Artisti sëbashku me kuratoren e pavionit shqiptare, Alicia Knock, zbuluan disa detaje të veprës përfaqësuese:  “Ndoshta kozmos nuk është aq i jashtëzakonshëm”.   

Artisti bashkëkohor Driant Zeneli, i cili e zhvillon jetën artistike mes Shqipërisë dhe Italisë, do të na përfaqësojë në Edicionin e 58 të Bienales së artit në Venecia. Pavioni shqiptar është pagëzuar me titullin “Ndoshta kozmos nuk është aq i jashtëzakonshëm” nën kurimin e Alicia Knock. Artisti prezantoi 5 heronjtë bashkëkohor që udhëtojnë në kozmos sëbashku me të.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, u shpreh shpresë plotë me përfaqësimin e Driant Zenelit, i cili është pjesë e skenave më të rëndësishme të artit në botë. Kuratorja Alisia Knock e vë theksin tek pikat e takimit të pavionit shqiptar me titullin e bienales që është “May you live in interesting times”.

Eventi më i rëndësishëm i artit bashkëkohor në botë Bienalja e Venecias  mbahet më 11 Maj deri 24 Nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!