5 hapat që ndjek Kendall Jenner në mëngjes mund t’i provoni edhe ju

schedule16:26 - 6 Prill, 2022

schedule 16:26 - 6 Prill, 2022

Kendall Jenner ka folur hapur për problemet që ka me shëndetin mendor. Në një intervistë për “Vogue”, modelja tha se ka vuajtur nga ankthi që nga mosha 8 vjeçare. Së fundmi, ajo ka ndarë disa këshilla për ndjekësit se si arrin ta menaxhojë ankthin.

Jenner publikoi një video në Instagram, ku tregonte një pamje të qetë me një oborr të këndshëm, krahas së cilës tregoi dhe se si e fillon mëngjesin. “Ankthi im ka qenë në nivele të larta kohët e fundit. Kam arritur në një pikë ku nuk ndihem keq për këtë. E dua hapësirën time dhe kohën ‘vetëm’.”

1- 10 frymëmarrje të thella, edhe para se të shihni telefonin.
2 – Dilni në oborr/ballkon/dritare dhe shkruani në një bllok/ditar. Shkruani të gjitha gjërat që mezi prisni t’i bëni sot, këtë javë apo këtë muaj.
3- Shprehni me fjalë dhe zë mirënjohjen për gjithë bekimet tuaja.
4- Qëndroni pak në diell nëse mundeni.
5- Pini ujë dhe/ose një çaj dhe punoni përsëri me frymëmarrjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!