5 hapa si të riktheni ekuilibrin tuaj hormonal për të humbur peshë

schedule15:59 - 16 Shkurt, 2021

schedule 15:59 - 16 Shkurt, 2021

A jeni gjendur ndonjëherë në një situatë ku bëni gjithçka për të humbur peshë, por sërish asgjë. Nëse ndodh kjo, është për shkak të çekuilibrit të hormoneve tuaja, që bëjnë peshën të qëndrojë e pandryshueshme.

Është shumë e rëndësishme të ruash ekuilibrin e duhur, të shëndetshëm, të hormoneve, ose  mund të vuash nga qindra simptoma, si lodhje, rënie flokësh, thonjtë e brishtë, kapsllëk mbipeshë, ënjtja etj.

Pra, çfarë të bëni për të kontrolluar nëse hormonet tuaja janë në rregull? Lexoni më poshtë!

1. Kontrolloni gjëndrat tiroide

Gjëndrat tiroide janë përgjegjëse për metabolizmin e trupit tonë, kështu që në rast mosfunksionimi, mund të shtoni peshë pa arsye të dukshme. Pyesni mjekun tuaj për hormonet tuaja kryesore të tiroideve, T3, T4 dhe hormonin stimulues të tiroides. Në raste më të rralla, duhet të kontrolloni edhe antitrupat tiroide dhe antitrupat anti-tiroglobulinë, informon abcnews.al.

2. Trajtoni çekuilibrin e hormoneve tiroide

Nëse jeni ulur në nivelet T3 dhe T4, pyesni mjekun tuaj për ato sintetiket, të cilat do të zëvendësohen në mënyrë natyrale dhe ruajnë ekuilibrin.

3. Rritni marrjen e proteinave

Problemet me humbjen e peshës mund të jenë për shkak të mungesës së proteinave në dietën tuaj. Pasuroni dietën me të, kështu do t’ju ndihmojë të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinën nga njëra anë. Nga ana tjetër, ndihmon në normalizimin e nivelit të hormoneve që kontrollojnë oreksin, informon abcnews.al.

4. Kontrolloni pagjumësinë tuaj

Nëse flini më pak se 6 orë në ditë, trupi juaj reagon ndaj kësaj me rritjen e hormonit të kortizolit. Funksioni i tij kryesor të ruajë trupin, kështu që për shkak të tij rritet oreksi juaj dhe filloni të hani ushqim të yndyrshëm dhe me sheqer.

5. Hani boronica

Ky frut i mrekullueshëm blu është i pasur me hormonin adiponectin që djeg dhjamin. Thjesht pini një gotë lëng në ditë dhe për disa javë, do të humbni kilogramë të tepërt, me siguri./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!