Koncepti i lumturisë ndryshon nga personi në person. Dikush mund të jetë shumë i pasur dhe i pakënaqur në jetën personale, ndërsa një tjetër mund të ketë një familje të mrekullueshme, por të mos jetë në gjendje t’i përmbushë qëllimet e tij profesionale dhe kjo mund t’i shkaktojë zhgënjim dhe pikëllim. Këto janë sekretet e njerëzve që kanë gjetur lumturinë në jetën e tyre.
Ata zgjohen herët
Nuk keni nevojë të zgjoheni në 5 të mëngjesit dhe të vraponi për të qenë të lumtur. Ajo që duhet të dini është se duke humbur gjysmën e ditës duke fjetur, ju largoheni nga qëllimet, ëndrrat dhe aktivitetet tuaja. Provoni të vendosni një alarm një orë më parë dhe do të habiteni se sa gjëra mund të bëni në atë orë shtesë.
Ata meditojnë
Stresi kronik na rëndon fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht dhe nuk na ndihmon të arrijmë gjendjen e qetësisë që na nevojitet për të arritur qëllimet tona. Ata që meditojnë shpesh kanë treguar se kanë nivele më të larta suksesi në financat dhe marrëdhëniet e tyre. Mundohuni të filloni me vetëm 10 minuta në ditë, të paktën tre herë në javë në mënyrë që të eliminoni stresin.
Ata janë emocionalë
Njerëzit me të vërtetë të lumtur kultivojnë marrëdhënie domethënëse me ata përreth tyre dhe janë në gjendje t’u shërbejnë të tjerëve përmes mirëkuptimit dhe ndjeshmërisë së tyre të thellë. Një mënyrë për të ushtruar inteligjencën tuaj emocionale është të përpiqeni të jeni të qetë, të bëni biseda domethënëse me ata që ju rrethojnë dhe të mos kërkoni arsye për t’u grindur.
Ata ndihmojnë të tjerët
Njerëzit e lumtur jo vetëm që janë të gatshëm, por edhe të lumtur për të ndihmuar të tjerët të gjejnë lumturinë e tyre, dhe në këtë mënyrë krijojnë një rrjet njerëzish rreth tyre që janë mirënjohës. Herën tjetër që dikush ju kërkon këshilla ose sheh dikë në nevojë, pyesni se si mund të ndihmoni.
Ata ndjekin një plan ditor
Shumica e njerëzve që kanë gjetur lumturinë në jetën e tyre ndjekin një rutinë që mbështet mirëqenien e tyre fizike dhe mendore. Ngritja herët dhe meditimi mund të jetë pjesë e kësaj rutine. /abcnews.al