5 gjëra që nuk duhet t’i bëni menjëherë sapo zgjoheni më mëngjes

schedule12:27 - 17 Shkurt, 2021

schedule 12:27 - 17 Shkurt, 2021

Rutina e mëngjesit është një pjesë thelbësore e vetë-kujdesit, duke ndikuar në gjithçka, nga nivelet e energjisë, produktiviteti , te gjendja e lëkurës tuaj. Rutina e duhur bëhet akoma më e rëndësishme tani që jetojmë në pandemi. Ekspertët tregojmë se kush janë gabimet më të zakonshëm të rutinës së mëngjesit dhe çfarë të bëni për t’i rregulluar. Lexoni më poshtë artikullin e abcneës.al.

Gabimi 1: Shtypja e butonit “snooze” të alarmit

Shumica e njerëzve, kur bie alarmi në mëngjes shtypin butonin ‘snooze’, çdo ditë. Nuk duhet ta bëni më, edhe pse nuk është faji juaj sepse shkolla dhe puna fillojnë shumë herët. Nëse mendoni se fjetja e disa minutave më shumë do ju bëjë mirë, jeni gabim. Minutat shtesë të gjumit nuk janë të mira, edhe pse ndiheni të kënaqur në kohën kur i merrni. Ndërprerjet e shpeshta të ciklit natyror të gjumit, janë të lidhura me diapazonin e efekteve mendore (si problemet e njohjes dhe depresioni) ashtu edhe ato fizike (si problemet metabolike).

Gabimi 2: Merrni menjëherë celularin në dorë

Një tjetër gabim i madh në mëngjes që bëjnë njerëzit, është marrja e telefonit ndërsa janë ende në shtrat. E dimë që kontrolloni mesazhet, e-mailin dhe titujt e parë të lajmeve, por kjo do të rrëmbejë mendimet dhe ndjenjat tuaja të para. Ju po i jepni mendjes inpute që në të vërtet dikush tjetër vendos se çfarë sillet në trurin tuaj, informon abcnews.al. Dhe kjo është shqetësuese sepse njerëzit janë bërë të varur. Në vend të kësaj merri disa herë frymë thellë dhe bëni disa shtrirje. Thoni “mirëmëngjes” partnerit tuaj ose fëmijëve dhe pini një gotë ujë.

Gabimi 3: Ngrënia e ushqimeve me sheqer

Sheqeri shkakton ndryshim hormonal. Ekspertët thonë se mëngjesi është vakti më problematik i ditës kur bëhet fjalë për sheqer të shtuar falë ofertave të zakonshme si kafe dhe çaji, drithëra, shurup, smoothie, kos etj. Sa më shumë sheqer të hiqni nga rutina juaj e mëngjesit aq më mirë. Sheqeri nuk është armik, por duhet t zgjidhni me kujdes momentin kur do ta konsumoni, informon abcnews.al.

Gabimi 4: Moslarja e fytyrës në mënyrë të duhur ose përdorimi i SPF

Mos larja e ftyrës në mënyrë të duhur është një zakon që i shqetëson ekspertët. Ekziston mundësi që fytyra juaj të mbledhë papastërti gjatë natës. Disa dermatologë thonë se nuk është rreptësisht e nevojshme që të lani fytyrën me produkte në mëngjes, nëse e keni larë mirë natën e kaluar. Përdorimi i sapunit ose pastruesve disa herë mund të thajë lëkurën tuaj. Gjithashtu sigurohuni që të mos përdorni shumë SPF.

Gabimi 5: Anashkalimi i mirëqenies mendore

Mëngjeset janë të ngjashme për të gjithë. Jeni të lodhur, shpesh nxitoni dhe kafshët tuaja shtëpiake ju zënë këmbët, nxitoni të nxirrni fëmijët nga dera, ndërsa ndodheni në limit të kohës.  Sidoqoftë, nëse nuk e filloni ditën si duhet, mund t’i kaloni arët e ardhshme duke u përpjekur të dilni nga ‘paniku’, informon abcnews.al. Ajo që ju bëni është kërkimi i gjërave që ju bëjnë të ndiheni mirë. Strategjitë që mund  përdorni jenë të thjeshta. Hapni grilat dhe merrni frymë thellë. Përpiquni të meditoni dhe mendoni pozitivisht. Njerëzit që punojnë çdo ditë për mirëqenien e tyre mendore, përgatiten për të pasur një ditë pozitive./Përshtati nga Huffington Post, e.b-abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!