Frutat mund të përfshihen në dietë por 5 prej tyre duhen shmangur sepse rezultatet nuk do të jenë ato që prisni. Nuk mund ta imagjinoni se kush është ajo!
Frutat janë të pasura me vitamina dhe fibra të cilat janë thelbësore për funksionimin e duhur të traktit tretës.
Megjithatë, disa fruta janë të mira për t’u shmangur në dietë nëse po përpiqeni të humbni peshë. Edhe pse erëzat, madje edhe kanella premtojnë humbje peshe, nëse nuk zbatoni këshillat e mëposhtme nuk do të shihni ndryshim. Për shkak të sheqernave që përmbajnë por edhe disa efekteve anësore që shkaktojnë kur konsumohen në sasi të mëdha:
Frutat që mund t’i zëvendësoni në dietën tuaj
Kajsitë: Kur konsumohen në sasi të mëdha, mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Përbërësi më i rrezikshëm i tyre është amigdalina, e cila gjendet në fara dhe mund të shkaktojë marramendje, të fikët dhe helmim. Në vend të kajsisë, preferoni luleshtrydhet, të cilat janë të pasura me ujë, vitaminë C dhe fibra dhe janë të ulëta në sheqer. Ato ndihmojnë edhe në trajtimin e celulitit.
Dardha: Ngrënia e shumë dardhave mund të shkaktojë kapsllëk. Zëvendësoni ato me shalqi dhe/ose pjepër të cilët janë të pasur me ujë dhe fibra, ndihmojnë në eliminimin e toksinave, luftojnë aknet dhe celulitin.
Avokadot: Kanë dobi për organizmin për shkak të yndyrave të mira, por duhet të konsumohen në sasi të vogla, pasi kanë mjaft kalori. Në vend të avokados, preferoni boronicat, të cilat nuk kanë sheqer dhe janë të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C. Por më e rëndësishmja, ato ndihmojnë trupin tuaj të djegë dhjamin.
Rrushi: Është shumë i pasur me sheqer dhe përveç dietës mund të dëmtojë edhe dhëmbët tuaj. Lëkura e tyre dëmton funksionin e tretjes. Në vend të rrushit, zgjidhni mollët, të cilat janë një nga zgjedhjet më të shëndetshme të frutave.
Banania: Arsyeja që duhet shmangur në dietë është se parandalon trupin të shpërbëjë yndyrnat e pashëndetshme. Ju preferoni grejpfrutin i cili ndihmon në djegien e kalorive dhe zbërthimin e yndyrave./abcnews.al