5 çështjet e opozitës, Gjiknuri: Tek ODIHR dërgohen mosmarrëveshjet për draftet, jo ato teorike

schedule13:05 - 22 Shtator, 2020

schedule 13:05 - 22 Shtator, 2020

Opozita e Bashkuar ka paraqitur një kërkesë zyrtare për OSBE/ODIHR në mbledhjen e Këshillit Poltik, për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

Lidhur me këtë, kërkesë, bashkëkryetari në Këshillin Politik Damian Gjiknuri është shprehur se nuk mund të firmosë letra të njëanshme.

Po ashtu, abcnews.al mëson se Gjiknuri është shprehur se letra e opozitës së bashkuar është një vazhdim i retorikës së tyre politike.

Sipas Gjiknurit, në tryezë nuk është sjellë asnjë draft e propozim konkret, pra nuk është reflektuar. Po ashtu, sipas tij, ODIHR-it mund t’i drejtohemi vetëm me produkt konkret.

“Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet…Tek ODIHR dërgohen mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike…Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çeshtje të administrimit zgjedhor. Kërkohet opinion për drafte konkrete,” mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Damian Gjiknuri.

Sipas opozitës, deri më tani PS ka refuzuar t’i bashkohet kërkesës. Në letrën e tyre janë paraqitur 5 çështje kryesore, të cilat kërkojnë përgjigje, ndërsa pritet të firmoset edhe nga Gjiknuri.

5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita:

  1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?
  2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
  3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?
  4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
  5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?   s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!