“Për pak u takova me Zotin”: Trondit shefi i “Shqiponjave” që u qëlluan nga Lefter Zhidru

schedule12:04 - 25 Shtator, 2020

schedule 12:04 - 25 Shtator, 2020

Për fat të mirë, ngjarje e rëndë e ditës së djeshme në Elbasan nuk pati viktima të tjera në radhët e policisë apo qytetarëve pasi RENEA neutralizoi Lefter Zhidrun, i cili qëlloi me breshëri të gjata ndaj tyre.

Por, para se të përplasej me RENEA-n, Zhidru qëlloi me breshëri edhe ndaj efektivëve të forcave “Shqiponja” që mbërritën fillimisht në banesën e tij pasi e shoqja kishte njoftuar në sallën operative për sherrin në familje, shkruan abcnews.al.

Pjesë e grupit që shkoi fillimisht në shtëpinë e Zhidrut duke u përballur me breshërit e automatikut ishte edhe komandanti i “Shqiponjave” në Elbasan, Enkel Xhaferri.

Përmes një statusi në Facebook, Xhaferri shkruan se “për pak desh u takua me Zotin” gjatë ditës së djeshme duke pasqyruar rrezikshmërinë e situatës së krijuar mes policëve dhe Lefter Zhidrut.

Për pak desh u takova me Zotin e madhërishëm. Për fat të mirë ende jo“, shkruan Xhaferri në Facebook.

Lefter Zhidru u ekzekutua nga RENEA pasditen e djeshme pasi refuzoi të dorëzohej duke qëlluar me breshëri ndaj tyre, ndërsa në banesë kishte 5 kallëpe tritoli gati për shpërthim.

Gjatë mesditës, teksa qëlloi ndaj policisë, Zhidru plagosi me armë dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!