49-vjeçari Mirash Mirashi, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë në Lezhë.
Mësohet se bashkëshortja ka deklaruar se nuk kishte asnjë arsye dhe se nuk kishte shfaqur asnjë problem i cili mund ta çonte të merrte këtë vendim drastik.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 03.02.2021,rreth orës 14 :30, pranë banesës së tij,në fshatin Torovicë, Lezhë është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M.M.,49 vjeç .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/