4,892 civilë janë evakuuar në total sot nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare, tha sonte zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Shifra, e cila është më shumë se 3,846 nga se u evakuuan dje, vjen pasi autoritetet ukrainase u përpoqën të evakuonin civilët e bllokuar përmes 11 korridoreve humanitare sot, shkruan skynews.
Lexo edhe: Sekretarja amerikane ngre alarmin: Ndalimi i plotë i naftës ruse do i çojë çmimet në qiell
Sot pasdite, më shumë se 500 civilë arritën në Zaporizhzhia në një autokolonë të Kryqit të Kuq nga qyteti i rrethuar i Mariupolit pas përpjekjeve të shumta për të futur autobusët në qytetin port jugor.
Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) udhëhoqi kolonën e autobusëve dhe makinave private, pasi kishte kaluar pesë ditë e katër net duke u përpjekur të arrinte në Mariupol./abcnews.al/

