480 fëmijë të infektuar, sëmundja ngjitëse shkakton skuqje të lëkurës

schedule12:17 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 12:17 - 9 Dhjetor, 2019

Një shpërthim i etheve të kuqe është raportuar nga mjekët pasi qindra fëmijë u infektuan në të gjithë Anglinë vetëm gjatë një javë.

Sëmundja ngjitëse e cila dikur shkaktoi mijëra vdekje në shekullin XIX, tani është në rritje – veçanërisht në mesin e fëmijëve të vegjël.

Infeksioni që shkakton skuqjen tronditëse të lëkurës, kryesisht prek të rinjtë, por nuk është aq serioz sa dikur sepse tani mund të mjekohet me antibiotikë.

Më shumë se 480 raste janë raportuar tani në të gjithë Anglinë dhe Uellsin, shkruan Mirror.

Numri më i madh i rasteve të reja ishte në veri-perëndim (105), Yorkshire dhe Humber (53) dhe East Midlands (59).

Në të gjithë kryeqytetin, 54 raste janë diagnostikuar gjithashtu, me 36 të tjerë në Londrën e jashtme, sipas statistikave zyrtare të shëndetit.

Mjekët shprehen se nuk është e zakonshme të shihet një rritje e kaq e madhe e numrit të rasteve të regjistruara në këtë periudhë të vitit, pasi infeksioni është jashtëzakonisht sezonal, tha një zëdhënës i Shëndetit Publik të Anglisë.

Ethet e kuqe zakonisht janë një sëmundje e butë e cila lehtë mund të mjekohet me antibiotikë por është tepër ngjitëse.

Mjekët gjithashtu rekomandojë pacientët të pushojnë, të pinë shumë lëngje dhe të përdorin tableta antihistamine ose locion kalamine për lehtësimin e simptomave që lidhen me skuqjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!