48 orë dhe 1 milionë njerëz për Maradonën, zbulohet agjenda e homazheve

schedule15:34 - 26 Nëntor, 2020

schedule 15:34 - 26 Nëntor, 2020

Diego Armando Maradona është kryefjala e ditës në të gjithë botën. Ndarja e tij nga jeta në moshën 60-vjeçare ditën e djeshme për shkak të një arresti kardiak ka pikëlluar gjithë botën, veçanërisht popullin e Argjentinës.

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm nën masa të rrepta sigurie trupi i pajetë i Maradonës ka lënë shtëpinë e tij në Tigres është transferuar në  ndërtesën Casa Rosada në Buenos Aires, ku do të kryhen edhe homazhet e ndarjes nga jeta.

Fjala koronavirus është harruar në Argjentinë dhe nga parashikimet pritet që në homazhe të marrin pjesë më shumë se 1 milionë tifozë dhe mbështetës të yllit të futbollit botëror. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!