48 miliardë dollarë të harxhuara në 10 vite, “mbretërojnë” Premier League dhe brazilianët

schedule19:39 - 30 Gusht, 2021

schedule 19:39 - 30 Gusht, 2021

Tregu i transferimeve ka pësuar zhvillim të madh në vitet e fundit. Lëvizjet e lojtarëve janë rritur shumë dhe po ashtu edhe vlera e tyre. 48 miliardë dollarë janë shpenzuar në merkato në 10 vitet e fundit.

Raporti i FIFA-s i referohet merkatos së 8.264 klubeve në botë, me një total prej 66.789 lojtarësh të transferuar dhe 200 federata anëtare në FIFA, ku 30 klubet kryesore, për sa i përket shpenzimeve, janë të gjitha europiane.

 

Premier League angleze dominon në këtë raport me 12 ekipe që kanë harxhuar më shumë për blerje lojtarësh. Më pas vjen, Spanja dhe Italia me nga 5 secila. Janë tre klube gjermane, nga dy secila edhe për Francën dhe Portugalinë, ndërsa vetëm një klub është rus.

Futbollistët që kanë lëvizur më shumë janë ata brazilianë, ku në 10 vitet e fundit janë transferuar mbi 15 mijë lojtarë nga ky vend. Më pas vjen Argjentina me 7 mijë, ndërsa podiumi plotësohet nga Anglia me 5 mijë futbollistë, që janë transferuar në merkato. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!