47 policë u lënduan në protestën që u zhvillua në Shkup ditën e djeshme.
Mediet ne vend raportojnë se dy policë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Protestuesit në MV kundërshtojnë propozimin e ri francez që mundëson heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Dje ishte dita e katërt e protestave në Shkup.
Një grup i maskuar i protestuesve kanë thyer kordonin e policisë dhe në drejtim të tyre kanë hedhur gjësende të forta, lëndë piroteknike, letër tualeti dhe vezë.
Protesta e dhunshme u zhvillua para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit, në ndërtesën e MPJ-së, ku shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar.
Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.
Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që “ta mësoj historinë maqedonase”.
Në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bugar Osmani.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen Kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit./abcnews.al/