46-vjeçari humbi jetën duke prerë pemët, Gjykata vendos “arrest në burg” për inxhinierin e pyjeve

schedule14:49 - 29 Gusht, 2020

schedule 14:49 - 29 Gusht, 2020

Një incident i mori jetën 46-vjeçarit Shkëlqim Metkaj në Berat.

Metkaj ishte duke prerë pemë në anë të brigjeve të lumit Osum në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe: Punonjësi i Bashkisë humbi jetën duke prerë pemët, arrestohet inxhinieri i pyjeve në Berat

Për këtë ngjarje Policia vuri në pranga inxhinierin e pyjeve në Berat Karafil Bregu.  Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 30 ditë deri në plotësimin e veprimeve hetimore nga ana ana e prokurorisë për 31-vjeçarin Karafil Bregu.

Lexo edhe: I pa siguruar me litar, bie nga pema e humb jetën punonjësi i bashkisë Berat

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se sipas familjareve dhe avokatit, inxhinieri Karafil Bregu ka qenë jashtë marrëdhënies së punës.

Po ashtu mësohet se Bregu priste përgjigjen e tamponit, ndërsa kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte vetëkarantinuar në banesën e tij.

Sakaq avokati është shprehur se ngjarja ka ndodhur pas orarit zyrtar të punës dhe se do ta apelojë vendimin e Gjykatës brenda 5 ditëve.

“Për ne si mbrojtje nuk ka prova. Personi nuk ka qenë ditën e ngjarjes në punë, pasi ka pasur shenja të COVID-19 prej tre ditësh. Ka marrë trajtim në Urgjencën e Spitalit dhe ditën e ngjarjes i është rekomanduar të bëjë testin e koronavirusit për shkak të shenjave.

Fare thjeshtë ngjarja ka ndodhur pas orarit zyrtar të punës, ndërsa e kanë telefonuar dhe i kanë thënë të paraqitet në polici, ndërkohë që nuk duhej të lëvizte deri sa të dilte rezultati i tamponit. Prokurori ka kërkuar burg për të siguruar prova të mëtejshme. Ne do të apelojmë vendimin e Gjykatës brenda 5 ditëve”, është shprehur avokati i inxhinierit Bregu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!