Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të SHBA, ku 46 persona që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm u gjetën të vdekur në një kamion.
Nuk kishte ujë apo ajër të kondicionuar në kamionin ku vdiqën 46 emigrantët, konfirmon Shefi i zjarrdikëseve Charles Hood.
Ai thotë se ndërsa kamioni ishte një rimorkio frigoriferike, në bord nuk kishte njësi ftohëse. San Antoni, ku edhe u gjet kamioni është goditur së fundmi nga një valë e të nxehtit, me temperatura që arritën rreth 39 gradë.
Sakaq, të 16 të mbijetuarit u dërguan në spital brenda rreth një ore pasi u gjetën, thotë ai.
“Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Askush nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë”, tha Shefi Charles Hood i Departamentit të Zjarrfikësve të San Antonio. /abcnews.al