Ernest Muçi dëshiron shumë të provojë një eksperiencë jashtë vendit dhe ofertat për talentin e Tiranës nuk kanë munguar.
Nga Polonia së fundmi këmbëngul Legia e Varshavës, që madje edhe ka bërë një ofertë konkrete për sulmuesin e Shqipërisë U21.
Diçka e tillë u diskutua edhe në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, teksa gazetari Ylli Aga u shpreh se për Tiranën janë ofruar 450 mijë euro nga Legia.
Vetë Muçi dhe menaxheri i tij kishin dhënë “OK”-in për transferimin te gjiganti polak, por Tirana ka refuzuar. Kjo mendohet të ketë sjellë edhe një lloj ftohje të Muçit me klubin, por ende tratativat mbeten të hapura.
Merkato në Poloni mbyllet me 15 shkurt dhe mbetet të shihet nëse ndonjë ofertë tjetër nga Legia do ia prishë mendjen kampionëve në fuqi. Nëse shitet, atëherë sot për sulmuesin mund të jetë ndeshja e fundit me fanellën e Tiranës. /abcnews.al