Nga Leontina Nika
45 mijë fotografi që ruhen në fototekën e Arkivit të Shtetit tashmë vetëm me një klikim mund të aksesohen online, e ku edhe mund të blihen me rezolucion të lartë. Problem mbetet identifikimi i vendeve dhe personazheve, pasi shumë prej tyre nuk janë të pajisura as me shënime nga pas, por ka raste ku edhe shënimet duhet të vërtetohen me studiues apo të afërm.
Në fototekë të gjitha fotografitë janë të ndara sipas tematikave, ku gjenden rreth 130 mijë fotografi të Para Luftës së Dytë Botërore dhe përbën fototekën më të madhe në Shqipëri, pas asaj të Marubit. Këtu mund të gjenden edhe fotografi të Institutit “Luce”, që shteti shqiptar i sekuestroi në vitin 1945 dhe një pjesë e tyre më nuk gjenden as në Itali.
Fototeka do të pasurohet edhe me 9 mijë negativët e fotografëve Vani Burda dhe Thimi Raci, të cilat janë në proces dixhitalizimi me fototekën Marubi. Ndërsa Biblioteka online përmban mbi 12 mijë njësi si antikuar, librin shqip e të huaj dhe periodik e ku vihet re një rritje e interesit online nga viti 2018. Kërkesat vijnë më së shumti nga mosha 50 vjeç./ db/Abcnews.al