Shërbimit Kombëtar të Hetimit Borislav Sarafov në Bullgari në një konferencë për mediat nga vendi i ngjarjes ka bërë me dije se ngjarja e rëndë me 45 viktima dhe 7 të mbijetuar ka ndodhur në autostradën e Strumës
Mediat bëjnë me dije se ai ka theksuar se është e vështirë identifikimi i viktimave, për të bërë një gjë të tillë do të duhet të merren mostrat e ADN-së nga mjekët. Ndër të tjera ai thekson se pamjet nga vendi i ngjarjes janë të tmerrshme dhe deri më tani nuk është parë ndonjë rast i tillë.
Sipas tij po merren në pyetje të mbijetuarit.
“Në autobus ishin edhe 12 fëmijë, të gjithë vdiqën. Të mbijetuarit që janë vendosur në Pirogov aktualisht po merren në pyetje, por dëshmia e tyre është sekret hetimor”, tha Sarafov.
Ndër të tjera theksohet se dy pistat e hetimit deri më tani janë një gabim njerëzor ose defekt teknik në automjet.
Ndër të tjera mësohet se autobusi pak më parë kishte ndaluar në një pikë karburanti.
Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëmudhëtojnë drejt Bullgarisë.e.su./abcnews.al