Dorina Kurtaj
Të vrarë teksa kryenin punën e tyre: të dokumentonin dhe tregonin. Janë 45 gazetarët dhe operatorët e informacionit që kanë humbur jetën në vitin 2021, pjesa më e madhe e tyre në Afganistan.
Çdo vit, si një buletin lufte, vjen bilanci i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, organizata më e madhe botërore e sektorit në botë, që përfaqëson rreth 600 mijë profesionistë të medias.
Shifra përfaqëson një nga bilancet më të ulëta të 30 viteve të fundit, që kur në vitin 1991 Federata nisi të publikojë raportet e përvitshme të gazetarëve të vrarë në incidente që lidheshin me punën e tyre. Në vitin 2020 u regjistruan 60 viktima nga radhët e tyre.
Shpesh ata vriten pasi denoncojnë një korrupsion, krime dhe abuzim me pushtetin në komunitetet ku jetojnë, qytete dhe vende. Një tendencë, sipas Federatës, që ëshët konfirmuar dhe në vitin që lamë pas.
Në një deklaratë për mediat shkruhet se 45 kolegët që kanë humbur jetën për shkak të dhunës këtë vit, sjellin dhe një herë më shumë në vëmendje sakrificën e tmerrshme që gazetarët në të gjithë botën vazhdojnë të paguajnë për t’i shërbyer interesit të publikut. 45 gazetarët dhe operatorët janë vrarë në 20 vende. Nga këta 33 janë vrarë në sulme që kanë pasur pikërisht ata si objektiv, 9 janë vrarë në Afganistan, 8 në Mekiskë, katër në Indi dhe tre në Pakistan.
Që nga viti 1991 janë 2.721 gazetarët e vrarë në të gjithë botën. /abcnews.al/