45 ditë nga zgjedhjet, Bledi Çuçi pa përgjigje për zgjatjen e afatit të kartave të identitetit

schedule17:49 - 11 Mars, 2021

schedule 17:49 - 11 Mars, 2021

45 ditë nga zgjedhjet, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj nuk e kanë ende një përgjigje në lidhje me shkresat e dërguara nga KQZ disa ditë më parë referuar kërkesës për zgjatje të vlefshmërisë së kartave të identitetit përtej 25 Prillit si dhe numrin e qytetarëve shqiptarë që i skadon ky dokument deri më 25 Prill.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim iu drejtua anëtarëve të Komisionit se në çfarë faze është diskutimi institucional në lidhje me këtë kërkesë. Sekretari i Përgjithshëm Ylli Merkaj deklaroi se nuk ka ende një përgjigje në lidhje me shkresat e sipërpërmendura.

Replikat në mbledhjen e KQZ

Muharrem Cakaj:  Është e disata herë që e kemi ngritur si shqetësim dhe vlen ta risjellim çështjen e skadimit të dokumenteve të identifikimit si mjetet e vetme për të votuar. Në dijeninë time është drejtuar një shkresë nga KQZ drejtuar Gjendjes Civile lidhur me numrin e shtatëve që nuk e kanë rinovuar ende dhe nëse është ndërmarrë ndonjë akt nga ministri apo këshilli ministrave lidhur me zgjatjen e afatit të vlefshmërisë

Përfaqësuesit e KQZ:

Sekretari i Përgjithshëm Ylli Merkaj: KQZ ka drejtuar kërkesë ,ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ku ka kërkuar zgjatja të afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit deri në datën 30 Maj. Në dijeninë time deri sot nuk ka përgjigje

Mukaj: Duke qenë se çështja është thelbësore dhe afati është i shkurtër do kërkoja prezencën e drejtorit të Gjendjes Civile për të shmangur ecejaket burokratike

Kërkesa për zgjatjen e kartave të identitetit u bë fillimisht nga partitë opozita dhe më pas edhe nga presidenti Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama e quajti me vend këtë kërkesë duke i hapur rrugë diskutimeve, ndërsa vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha për mediat disa ditë më vonë se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar më 25 Prill.

/mv.abcnews.al