43 trofe/ Askush si Dani Alves, Buffon: Përkufizimi i fituesit në fjalor duhet të ndryshojë

schedule18:40 - 7 Gusht, 2021

schedule 18:40 - 7 Gusht, 2021

Dani Alves ka shtuar në palmaresin e tij edhe një trofe, medaljen e artë në Olimpiadën e Tokios.

Mbrojtësi ishte pjesë e Brazilit, që sonte mposhti Spanjën në finale. Alves ngriti trofeun e 43-të në karrierë.

Triumfi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re. Legjenda e Juventusit, Giggi Buffon, ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Dedikimi i tij për Alves është special, teksa shkruan: “Përkufizimi i fituesit në fjalor duhet të rishkruhet. Urime miku im, Dani Alves”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!