Fatjon Gashi është një ndër nxënësit më të talentuar në Kosovë. Ai ka krijuar me 4000 copa letre flamurin kuq e zi me rastin e festave të Nëntorit.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fatjoni ka treguar detaje nga përgatitja e flamurit, duke thënë se i janë dashur dy muaj kohë. Sakaq, ai ka theksuar se më herët ka realizuar dhe flamurin e Kosovës.
“Puna ka nisur që në gjysmën e shtatorit, dhe më ka marrë gati dy muaj.
Është pëlqyer shumë nga shkolla dhe nga nxënësit. Flamurin e Kosovës e kam realizuar më 17 shkurt. Do ishte më mirë që të dy shtetet të kishin një flamur të vetëm. Do ishte shumë më mirë bashkimi Kosovë-Shqipëri.
Edhe për flamurin e Kosovës, teknika ka qenë e njëjtë, por forma ka qene më ndryshe. Në të ardhmen kam qejf të bëhem artist”, u shpreh Fatjoni./abcnews.al