400 kg kokainë në Lipjan, drejtori i Policisë: Janë arrestuar 7 persona, operacioni vazhdon

schedule20:21 - 17 Maj, 2021

schedule 20:21 - 17 Maj, 2021

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë detaje për aksionin e sotëm ku u kapën rreth 400 kg kokainë në Lipjan. Ai tha se janë arrestuar 7 persona, ndërsa aksioni po vazhdon ku mund të ketë edhe arrestime të tjera

“Policia dhe Prokuroria kanë formuar në grup të përbashkët për hetimin e këtij rasti. Institucionet e tri shteteve kanë bashkëpunuar në kohë reale, pati komunikim të rregullt

Ngarkesa është ndalur në parkingun e një depoje mirëpo gjatë tërë kohës u mbikëqyr nga Policia. Sot rreth ores 11 të dyshuarit kanë filluar aktivitetin kriminal. Policia ka ndërhyrë. Kanë arritur të  arrestojnë të dyshuarit dhe rreth  400 kg narkotikë të llojit kokainë. Janë bastisur edhe lokacione të tjera.

Besohet se kamioni ka ardhur nga Brazili duke kaluar nga disa shtete përmes Kosovës. Kokaina ishte e fshehur në pako të llojeve të ndryshme të mishit.  Janë arrestuar 7 persona shtetas të Kosovës, janë konfiskuar rreth 400 narkotikë, nje arme dhe lloje te ndryshme te veturave. Operacioni po vazhdon, mund të ketë edhe arrestime të tjera”, deklaroi ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!