Një 40-vjeçare u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Pogradec. Sipas policisë, dyshimet e para janë për vdekje të shkaktuar nga korenti duke bërë dush, por po hetohet edhe për një vrasje të mundeshme.
Në njoftimin paraprak të policise thuhet se viktima jetonte në lagjen nr 1 të Pogradecit. 40-vjeçarja Bule Bajrami ishte nga Librazhdi dhe më parë ka qenë në Itali. Trupi i saj u gjet në kabinën e dushit i dekompozuar.
Dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.
Megjithate grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./abcnews.al