Ky është 39-vjeçari që vdiq pasi u mjekua për mëlçinë, procedohet mjekia

schedule13:07 - 13 Mars, 2021

schedule 13:07 - 13 Mars, 2021

Abcnews.al mëson detaje të tjera nga rasti i një 39-vjeçari në Shijak që dyshohet që të ketë ndërruar jetë nga një pakujdesi e mjekes që e trajtoi.

Familjarët e Ervis Muratit dyshojnë që mjekia gastrohepatologe Pranvera Kristani e ka mjekuar të sëmurin në mënyrë të pakujdesshme dhe për këtë arsye rasti ka shkuar në polici. Mësohet se Murati kishte probleme më mëlçinë dhe ka shkuar në spitalin e Durrësit i intoksikuar. Mjekia Kristani e ka mjekuar dhe i ka dhënë një recetë për ilaçe, raporton gazetari Leonidha Musaj.

Por për fat të keq, me të shkuar në shtëpi, 39-vjeçari ka ndërruar jetë. Duke marrë parasysh moshën, familjarët mendojnë se mjekia ka bërë mjekimin në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye, nga trupi i Ervisit janë marrë kampione dhe janë dërguar në laboratorin e toksikologjisë në Institutin e Higjienës në Tiranë.

Pasi të dalin rezultatet, do të mësohet edhe shkaku i vdekjes dhe nëse mjekia ka pasur rol fatal apo jo. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!