40 milionë euro për “yllin” e Leicester, Rodgers i prerë: Vetëm këmba e majtë i kushton aq

schedule19:20 - 1 Gusht, 2022

schedule 19:20 - 1 Gusht, 2022

Wesley Fofana është kthyer në prioritetin e PSG gjatë kësaj merkatoje, me yllin e Leicester Cityt që është i preferuari edhe i Newcastle.

Për mbrojtësi 21-vjeçarë pak ditë më parë klubi anglez refuzoi 40 milionë euro nga Newcastle ndërsa së fundi në garë është futur edhe PSG.

Megjithatë trajneri i “dhelprave”, Brendan Rodgers ka deklaruar se dëshiron ta ketë francezin në ekip edhe për sezonin e ardhshëm, teksa nuk i ka kursyer ironitë edhe në lidhje me ofertën e Newcaslte.

“Wesley është akoma futbollisti ynë dhe do të doja të qëndronte gjatë. Është një futbollist i madh, që luan me dëshirë e pasion, kur vesh fanellën e Leicester. Nuk më takon mua të bëj vlerësime për çmimin e kartonit të tij, megjithatë mund të them se 40 milionë eurot e Newcaslte mjaftojnë vetëm për këmbën e majtë të tij”, tha Rodgers. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!