40 milion € për një sulmues, Roma gjen pasardhësin e Edin Dzekos

schedule10:59 - 15 Gusht, 2021

schedule 10:59 - 15 Gusht, 2021

Edin Dzeko u largua drejt Interit dhe Roma do ta zëvendësojë 35-vjeçarin boshnjak me Tammy Abraham. Klubi italian ka arritur akordin me agjentin e sulmuesin anglez.

Edhe marrëveshja me Chelsea në lidhje me kartonin e 23-vjeçarit është arritur. Roma do të shpenzojë 40 milion euro dhe pagesa do të kryhet me këste.

Abraham ka pranuar transferimin në Serie A dhe sot pritet në kryeqytetin italian, teksa do të firmosë kontratën me klubin verdhekuq menjëherë sapo të ketë kryer kontrollet mjekësore.

Në akordin mes klubeve është vendosur një klauzolë që i lejon Chelsea të riblejë sulmuesin për 80 milion euro, duke filluar nga 2023. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!