40 mijë “Sardele” kundër populizmit, reagon Salvini: Duan të krijojnë një parti

schedule12:27 - 20 Janar, 2020

schedule 12:27 - 20 Janar, 2020

Një javë larg zgjedhjeve rajonale në Itali, në Bolonjë është protestuar kundër populizmit dhe sovranizmit në atë që tashmë njihet si lëvizja e sardeleve.

Me parullën “Mirë se u kthyet në det të hapur”, sardelet në Itali kanë mbushur sërish sheshin 8 gusht në Bolonjë, aty ku nisi gjithçka në 14 nëntor të vitit të kaluar, për të kundërshtuar populizmin dhe sovranizmin. Nëse atë ditë pjesëmarrësit ishin 6 mijë, këtë herë, vetëm një javë larg zgjedhjeve rajonale, sipas organizatorëve ishin të pranishëm rreth 40 mijë persona.

Pjesa më e madhe vinin nga Emilia Romania, por jo vetëm. Lombardia, Veneto dhe Pulia. Mes koncerteve dhe fjalimeve nga skena, manifestimi i cilësuar si një kthesë për vendin nga lideri Matia Santori, zgjati gjashtë orë.

Ndërkohë Mateo Salvini, i konsideruar si peshkaqen nga protestuesit, ndodhej në Emilia Ronamia në mbështetje të kandidates së Legës. Ai u shpreh se sardelet duan të krijojnë një parti dhe të anulojnë dekretet e sigurisë. Ai është i sigurt se të dielën e ardhshme partia e tij do të shënojë fitoren e radhës, që do të ishte historike pasi zona deri pak kohë më parë konsiderohej si një bastion i së majtës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!