Në selinë rozë vijon mbledhja e Kryesisë së PS-së për të zyrtarizuar listën finale të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Gazetarja e ABC, Esiona Konomi raporton se 40% e grupit aktual të PS-së do të jenë jashtë listës.
Në Kryesi, tha më tej, Konomi “Po diskutohet për një vend për Ermonela Felajn, po ashtu edhe për Olta Xhaçkën. 15 deputetë aktualë nuk do të konfirmohen më. Ka edhe shumë të tjerë në dilemë, 40% e grupit parlamentar aktual do të rifreskohet” tha gazetarja e ABC.
Disa prej deputetëve që pritet që të jenë jashtë listës
Vasilika Hysi
Eglantina Gjermeni
Besnik Bare
Sadi Vorpsi
Musa Ulqini
Adriana Jaku
Adnor Shameti 90% jashtë
Ditmir Bushati
Luan Harusha
Senida Mesi
Mimi Kodheli e pasigurt
Artemis Dralo
Andrea Marto
Rolant Xhelilaj
db/ Abcnews.al