40% e anglezëve besojnë se Kina e krijoi qëllimisht COVID-19

schedule09:26 - 23 Maj, 2020

schedule 09:26 - 23 Maj, 2020

Sipas studimeve, 40 % e anglezëve, besojnë se Kina mund të ketë krijuar qëllimisht koronavirusin si një armë  për të shkatërruar perëndimin, shkruan Daily Mail.

Psikologët morën në pyetje 2.500 të rritur në të gjithë Britaninë e Madhe në lidhje me teoritë e komplotit Covid-19, të tilla si pretendimi i fals 5G është fajtori për përhapjen e shpejtë të tij.

Vetëm 55 përqind e të anketuarve nuk ishin dakord me pretendimin se zyrtarët e Pekinit prodhuan virusin vdekjeprurës për të sulmuar Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Europën.

Një në 20 persona – ose 5.5 përqind – ranë dakort me deklaratën plotësisht, sipas studimit të bërë nga ekspertë të Universitetit të Oksfordit.

Kina ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se koronavirusi është krijuar në një laborator në qytetin Wuhan, ku filloi pandemia në dhjetor.

Edhe zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit kanë kundërshtuar pretendimet disa herë, duke thënë se nuk ka dëshmi se koronavirusi i ri u krijua në një laborator.

Sondazhi i Oksfordit zbuloi gjithashtu se më shumë se një e pesta e njerëzve në Angli besojnë se koronavirusi që ka vrarë dhjetëra mijëra britanikë është një mashtrim.

21% e të anketuarve pohuan se ata mendonin se virusi nuk egziston dhe 62% pranuan se mendonin se virusi ishte krijuar nga njeriu.

Gjithashtu  sondazhi zbuloi se pothuajse tre të pestat e të rriturve besojnë  se qeveria po mashtron popullin në lidhje me virusin./abcnews.al