4 vite nga vdekja e Dritëro Agollit, Meta: Na mungon kaq shumë

schedule09:30 - 3 Shkurt, 2021

schedule 09:30 - 3 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditë e sotme ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.

Ai ka postuar në ‘Facebook’, një video, ku shfaqet Agolli duke lexuar një ndër poezitë e tij më të njohura “Kur të jesh mërzitur shumë”.

Sakaq, kreu i shtetit shprehet se shkrimtari do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë.

“Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve.

Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë.

Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë!”, ka shkruar Meta krahas postim.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!