4 viktima në një javë në Durrës, kullat e vrojtimit bosh, mungojnë rojet bregdetare

schedule17:26 - 11 Korrik, 2020

schedule 17:26 - 11 Korrik, 2020

Vetëm në një javë në plazhin e Durrësit kanë humbur jetën 4 qytetarët. Por pavarësisht kësaj vihet re  mungesa e rojeve bregdetare.

Me gjithë fluksin e lartë vihet re mungesa e rojeve të plazhit në këtë kullë qëndron pas shpinës time duhet të qëndronte vrojtuesi e roja bregdetare, por siç shihet ajo është bosh.

Pushuesit ndihen të pasiguritë.

“Sivjet paska mungesë, nuk e kam pa këtë herët e tjera”, është shprehur një turiste.

Kur janë ato ne ndihemi më mirë”,ka thënë një tjetër.

Të tjerë mundohen të jenë të kujdesshëm .

Ne duhet të jemi më të kujdesshëm dhe ato më të ndërgjegjshëm”, ka thënë një pushuese në Durrës.

Një tjetër pushues shprehet se fëmijëve të tyre u rrinë ato nga pas dhe janë më të kujdesshëm.

Nga Ura Dajlanit deri në afërsi të plepave janë ngritur 12 kulla vrojtimi, por nuk kanë staf. Këtë vit nuk është marrë ende asnjë masë për punësimin e rojeve bregdetare.

Në 2016 në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave të gjitha subjektet private që operojnë në buzë të detit duhet të kenë një kullë vrojtimi të pajisur me roje plazhi. Por ky vendim nga viti në vit duket se nuk ka gjetur zbatim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!