Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 ushqimet që duhet të konsumoni pas aktivitetit fizik

schedule09:52 - 30 Prill, 2021

schedule 09:52 - 30 Prill, 2021

Megjithëse aktiviteti fizik e ndihmon trupin të qëndrojë i fortë, “shtrydh” energjinë nga trupi, që mund të rifitohet përmes ushqimit të shëndetshëm. Përveç kësaj, pasi jeni stërvitur, keni nevojë për karbohidrate dhe proteina në mënyrë që stërvitja të japë rezultatet e duhura. Por cilat janë ushqimet që duhet të hani pas aktivitetit fizik?

Frutat

Frutat përmbajnë karbohidrate që treten lehtë dhe përmbajnë edhe fibra. Ndihmojnë për të përmirësuar procesin e tretjes. Përveç kësaj, frutat janë të natyrës anti-inflamatore që ndihmon në rikuperimin e muskujve gjithashtu.

Vezët

Pas një stërvitjeje, duhet të hani vezë pasi janë të pasura me proteina si dhe gjithashtu sigurojnë energjinë e mjaftueshme të trupit.

Patatja e ëmbël

Patatet e ëmbla janë të pasura me karbohidrate. Prandaj është e nevojshme t’i konsumoni pas aktivitetit fizik. Ndihmojnë për të siguruar sasi të mjaftueshme të glikogjenit në trup dhe përmbajnë fibra për tretjen.

Kosi grek

Kosi Grek është i pasur me proteina dhe karbohidrate. Ai përmban mikro-ushqyes për lehtësimin e muskujve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!