Mënyra se si ushqeheni ka një ndikim të madh në cilësinë e ushtrimeve tuaja dhe rezultatet që shihni prej tyre. Në fakt, ka disa ushqime që duhet t’i shmangni para se të nisni të ushtroheni.
Ushqimet që përmbajnë fibra
Kjo pasi ngadalësojnë tretjen. Kur ushtroni, fibrat do të tërheqin gjak nga muskujt dhe do ta transportojnë atë në stomak për t’ju ndihmuar të tresni ushqimin. Provoni të shmangni perimet me shumë fibra si brokoli dhe lulelakra para stërvitjes.
Ushqime të përpunuara
Ushqimet e përpunuara marrin më shumë kohë për t’u tretur, që do të thotë se trupi do të marrë shumë më tepër kohë për të përdorur lëndët ushqyese. Mund të ndiheni mjaft të fryrë.
Ushqime me shumë yndyrë
Konsumimi i yndyrnave të shëndetshme si avokado ose gjalpi i arrave para ushtrimeve mund t’ju bëjë të rëndoheni para ushtrimeve. Përveç kësaj, yndyrnat mund të shkaktojnë refluks për shumë njerëz.
Ushqime me sheqer të lartë
Disa njerëz mund të kenë nevojë për një nxitje të energjisë para se të ushtrojnë, por sheqeri nuk është mënyra e duhur. Një gabim i zakonshëm është përdorimi i karbohidrateve me sheqer si torta apo çokollatat. Megjithëse 20 minutat e para do t’ju ofrojnë energji, niveli do të ulet me shpejtësi më pas. /abcnews.al

