Të arrish të bësh një fëmijë të flejë shpejt është një nga punët më të vështira për prindërit, pasi orët e tyre biologjike nuk fillojnë të zhvillohen deri pasi të jenë bërë 3 muajsh. Shumica e prindërve shpresojnë që koha e gjumit me të voglin e tyre do të jetë një moment i qetë dhe engjëllor, por nuk është gjithmonë kështu. Kjo është arsyeja pse më poshtë abcneës.al do ju tregojë 4 teknika të thjeshta që do ju hynë në punë.
1. Mundohuni ta bëni foshnjën të përqendrohet në një gjë
Kjo teknikë bën mrekulli. Foshnjat janë shumë kuzioze dhe sytë e tyre lëvizin pandalë për të parë gjithçka që i rrethon. Por, nëse i bëni sytë e foshnjës të përqendrohet në diçka specifike, sytë e tyre do lodhen dhe do i mbyllin për të fjetur.
2. Qetësojeni fëmijën duke e përkëdhelur me dorë në fytyrë
Teknika e dytë është gjithashtu e lehtë për t’u bërë dhe funksionon edhe më mirë nëse fëmija juaj është tashmë disi i përgjumur. Ju duhet ta kaloni lehtë dorën mbi fytyrën e tij dhe ta ledhatoni butësisht. Përsëriteni disa herë derisa fëmijën ta marrë gjumi, informon abcnews.al.
3. Tundeni butësisht për të fjetur
Tundeni butësisht në krahë duke i dhënë ndjesinë e djepit. Ndërsa foshnja është në krahët tuaj, vendosni dorën poshtë dhe tundeni ngadalë. Kjo do të shkaktojë një lëvizje të vogël rreth kokës së tij, duke i dhënë një ndjenjë çorientimi që mund ta bëjë fëmijën tuaj të bjerë në gjumë të thellë.
4. Bëjini të gjitha njëkohësisht për rezultate më të mira
Nëse fëmija nuk flenë me ndonjë nga këto teknika, përdorini të gjitha me radhë. Në fillim bëni gjithçka më shpejt dhe pastaj më ngadalë derisa foshnjën ta zërë gjumi./e.b-abcnews.al