4 të plagosur nga të shtënat me armë në një klub nate në Spanjë, po festonte edhe nipi i Mbretit

schedule15:35 - 18 Korrik, 2022

schedule 15:35 - 18 Korrik, 2022

Katër persona janë qëlluar me armë zjarri në një klub nate në Marbella, pasi një person i armatosur filloi të qëllonte në pistën e mbushur me njerëz. Të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Opium Beach Club, një klub i njohur nga turistët britanikë në një prej vendeve më të frekuentuara spanjolle, sipas Daily Mail.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një konflikt që shpërthen mes të ftuarve në seksionin VIP, përpara se një person të nxirrte armën e tij, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe teksa pjesëmarrësit e festës ikën të dëshpëruar nga vendi.

Më pas ai u godit me thikë në kokë, thanë burimet, dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Burimet policore thanë se i armatosuri ishte holandez dhe një nga viktimat ishte një irlandez i cili u qëllua në gjoks.

Në klub mbrëmë ishte Froilán de Marichalar, nipi i mbretit spanjoll Felipe VI, i cili po festonte ditëlindjen e tij të 24-të, pohoi Look. Ylli i “Dutch Love Island” Kelly van der Minne gjithashtu po festonte atje teksa një dëshmitar përshkroi momentin kur u qëllua një grua në tavolinën pranë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!