4 të arrestuar për evazion fiskal në Durrës

schedule10:47 - 9 Nëntor, 2021

schedule 10:47 - 9 Nëntor, 2021

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër punonjës në një institucion të akuzuar për evasion fiskal.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të prokurorisë së qytetit bregdetar.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se aksioni për arrestimin e tyre ka nisur pas zbulimit të një skeme mashtrimi me TVSH.

Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al