Seria A do të ketë ndeshje interesante në xhiron e 10-të të saj.
Java që lamë pas ka lënë me pasoja 4 skuadra, sepse disiplina vendosi ti dënojë trajnerët, në këtë mënyrë ekipet do të drejtohen nga zëvendësuesit e tyre.
Trajnerët e dënuar janë: Jose Mourinho i Romës, Luciano Spalletti i Napolit, Simone Inzaghi i Interit dhe Gian Piero Gasperini i Atalantës.
Sjelljet e teknikëve kundrejt gjyqtarëve të ndeshjeve dhe reagime me gjeste ndaj tyre e detyroi disiplinën të merrte masa.
Atalanta do përballet me Sampdorian të mërkurën 18:30, Roma me Cagliarin, Interi me Empolin, dhe Napoli me Bolognan, sfida që zhvillohen në të njëjtën orë 20:45. /f.a/abcnews.al

