Ideja se mund ta teproni me vëmendjen dhe përkushtimin tuaj mund t’ju duket e çuditshme, veçanërisht nëse keni planifikuar të kaloni pjesën tjetër të jetës së bashku. Megjithatë, ndjesia se personi i zemrës po ju rëndon është një problem i vërtetë, të cilin shumë nuk duan ta pranojnë.
Ju nuk dëshironi që partneri juaj të kalojë kohë me të tjerët
Miqtë dhe familja janë njerëz të rëndësishëm në jetën e secilit prej nesh. Pavarësisht nëse jeni i martuar apo jo, nuk duhet të humbni kurrë kontaktin me këta njerëz. Nëse mendoni se partneri juaj nuk duhet të shohë miqtë dhe familjen e tij, sepse i përmbushni nevojat e tij, gaboheni shumë.
Ju besoni se partneri juaj ju plotëson
Ideja që ju dhe partneri juaj plotësoni njëri-tjetrin mund të tingëllojë romantike. Partneri juaj është aty për të qenë mbështetja juaj, shoku juaj më i mirë, dikush që do t’ju qëndrojë pranë kur keni nevojë, por jo dikush që plotëson personalitetin tuaj. Ky qëndrim krijon një varësi jo të shëndetshme.
Partneri juaj nuk po ju dëgjon më
Partneri juaj e ka zakon të “bredhë” gjatë bisedës? Edhe pse ka njerëz që preferojnë të dëgjojnë sesa të flasin, megjithatë kontrolloni sa shpesh ndodh që në gjysmë të bisedës të shihni se mendimet e partnerit tuaj nuk janë më aty. Shumë monologë për çdo gjë të vogël që ju ndodh i bëjnë shumicën e njerëzve të ikin, të paktën në mendimet e tyre.
Duke kontrolluar telefonin
Është normale të vendoset një politikë besimi që përfshin një telefon pa kod ose një fjalëkalim të përbashkët. Mirëpo, nëse vazhdimisht e merrni telefonin e partnerit tuaj dhe lexoni fshehtas mesazhet apo kërkoni për ndonjë gjë të dyshimtë, është e papranueshme. Është një sjellje obsesive dhe shumë e vështirë për t’u kontrolluar. /abcnews.al