4 sekrete të thjeshta për t’u bërë më të zgjuar, sipas Harvardit

schedule20:54 - 1 Shtator, 2022

schedule 20:54 - 1 Shtator, 2022

Një nga pasojat më të mëdha të sëmurjes me Covid është ‘mjegulla’ e trurit, e cila përbëhet nga një ndjenjë e përgjithshme e çuditshme. Mungesa e fokusit, problemet e kujtesës dhe konfuzioni i shkaktuar nga ulja e vigjilencës mendore janë vetëm disa nga simptomat që do t’ju bëjnë të dalloni nëse vuani edhe ju prej saj.

Çfarëdo që t’ju ndodhë, studiuesit e Universitetit të Harvardit sigurojnë se nuk është e vështirë ta bëni trurin tuaj aktiv si më parë, përderisa ndiqni truket e mëposhtme.

  1. Përvetësoni një aftësi të re

Sa herë që e shtyni trurin tuaj për të marrë një njohuri të re, ju përmirësoni ndjeshëm funksionet e tij. Edhe nëse përpiqeni të zgjidhni një enigmë ose provoni një lojë memorie, do të keni aktivizuar një përqindje të madhe të trurit tuaj.

  1. Flisni me zë të lartë

Është shumë e thjeshtë por funksionon 100%. Të folurit me zë të lartë, duke shprehur mendimet tuaja, do t’ju ndihmojë të kujtoni diçka më lehtë në kujtesën tuaj, veçanërisht nëse bëhet fjalë për njohuri të reja. Mund t’ju duket e çuditshme, por ia vlen ta provoni.

  1. Lani dhëmbët me dorën e kundërt

Ndërroni dorën që përdorni zakonisht kur lani dhëmbët pasi kjo e shtyn trurin tuaj të punojë më shumë për të kryer të njëjtën detyrë. Mund të shkruani, të hani apo edhe të shkruani në mënyrë alternative me dorën e kundërt me atë që përdorni, vetëm për të praktikuar zakonin e përdorimit të të dyjave njësoj mirë tani e tutje.

  1. Sfidoni shqisat tuaja

Hulumtimet tregojnë se sa më shumë të përdorni shqisat tuaja për të mësuar diçka të re, aq më shumë funksionon kujtesa juaj. Hulumtimi i Harvardit tregon, për shembull, se si një imazh mund të lidhet me erën, duke shkaktuar kujtime specifike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!