4 rregulla që duhet të ndiqni për të rritur jetëgjatësinë e telefonit tuaj

schedule15:30 - 9 Prill, 2021

schedule 15:30 - 9 Prill, 2021

Teknologjia është aq e lidhur me jetën tonë sa ne e kemi të vështirë të jetojmë pa celularë, kompjuterë ose tablete, qoftë për një kohë të shkurtër. Nga përdorimi tepërt, jetëgjatësia e tyre është e shkurtër. Por për fat të mirë ka disa mënyra sesi të rrisni jetëgjatësinë e telefonit.

1. Mos e lini telefonin në karikim nëse i ka marrë 100%

Me siguri ju ka ndodhur dhe juve të lini telefonin në karikim edhe pse bateria është 100%. Herën tjetër mendojeni mirë para se ta bëni këtë gjë, sepse një mbitension i tillë i bën shumë dëm baterisë.

2. Telefoni juaj nuk duhet domosdoshmërisht të mbushet 100%

Bateria e telefonit tuaj nuk ka nevojë të jetë e karikuar 100%. Mbajtja e një kapaciteti të plotë është e dëmshme. Është mirë që të jetë për shembull 90% ose 80%. Mos e lini në karikim për një kohë të gjatë, mjafton 10-15 minuta, këshillon abcnews.al.

3. Shfrytëzoni çdo rast për të karikuar telefonin

Ky rregull lidhet ngushtë me atë që përmendëm më lartë. Kurdoherë që jeni duke luajtur lojëra ose duke shkruar mesazhe, sigurohuni që ta vini celularin në karikim. Mos prisni që telefoni të sinjalizojë se do karikim, informon abcnews.al.

5. Shmangni mbinxehjen

Bateritë janë shumë të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Nëse gjatë karikimit telefoni juaj nxehet, hiqeni nga priza. Edhe kur jeni në një vend me diell, përpiquni ta shmangni përdorimin e celularit dhe fshiheni nga ekspozimi ndaj rrezeve./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!