4 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit

schedule18:31 - 24 Tetor, 2022

schedule 18:31 - 24 Tetor, 2022

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 140 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 4 qytetarë, në këto bashki:

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Vlorë.

Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,796 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 24 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 140

Testime totale 1,993,825
Raste pozitive 331,630
Raste të shëruara 327,796
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 174
Fier 23
Vlorë 11
Berat 12
Gjirokastër 6

Durrës 4
Shkodër 6
Elbasan 5
Lezhë 1