Karantina padyshim ka nxjerrë në pah nevojat tona për rehati dhe fleksibilitet në të gjitha nivelet, madje edhe në mënyrën e trajtimit të flokëve. Ne kemi lënë në të kaluarën, modelet e flokëve të komplikuara që kërkojnë kohë. Tani, fokusi është tek prerjet që nuk kërkojnë shumë përpjekje.
Bob i gjatë
Prerja e flokëve me gjatësi të mesme është një klasik i të gjitha kohërave. Për të arritur këtë efekt sensual, mund t’i prisni skajet pak më asimetrike. Bob i gjatë duhet të arrijë mbi shpatulla, rreth mesit të qafës.
“Curtain Bangs”
Ky model është versioni më i lehtë. Përveç kësaj, nuk është e rastësishme që ky model flokësh të zgjidhet dhe nga francezët, të njohur për stilin e tyre modest.
Prerja pixie
Një prerje flokësh që gratë nuk guxojnë aq shumë, megjithatë duhet të dini që ky stil kërkon një stilim minimal. Prerjet e flokëve pixie sidomos për fytyrat e vogla, japin volumin ideal duke inkuadruar fytyrën.
Flob
Ky model padyshim nuk kërkon stilim dhe kjo është saktësisht hijeshia që ofron. xh.d/abcnews.al