4 mijë euro për person, në pranga turku që tentoi të kalojë katër klandestinë në doganën e Qafë Thanës

schedule10:21 - 13 Prill, 2022

schedule 10:21 - 13 Prill, 2022

Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë së kufitare të Qafë Thanës në Pogradec, pasi u kap duke hyrë në territorin e Shqipërisë me 4 emigrantë të paligjshëm në kamion.

Policia bën me dije se 49-vjeçari me in iniciale M.T, banues në Stamboll kishte fshehur 4 klandestinët në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, të cilëve kundrejt shpërblimit 4000 euro personi, 49-vjeçari iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Daf”, me drejtues shtetasin M. T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 4000 euro personi, 49-vjeçari iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme./abcnews.al/