Presidenti afgan Ashraf Ghani njoftoi sot se ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe pas arratisjes nga Kabuli dhe se po tentonte bisedimet me qëllim rikthimin në atdhe, por që një gjë e tillë duket se do të jetë shumë e vështirë tashmë që talebanët morën pushtetin.
Por si u largua ai nga Kabuli?
Ambasada ruse në Kabul thotë se presidenti u arratis me katër makina të mbushura me para, që kapin shifrën e 169 milionë dollarë.
“Sa i përket rënies së regjimit ai karakterizohet në mënyrë më elokuente nga mënyra se si Ghani iku nga Afganistani.
Katër makina ishin plot me para, ata u përpoqën të fusnin një pjesë tjetër të parave në një helikopter, por nuk arritën që t’i merrnin të gjitha dhe disa i lanë në rrugë” tha zëdhënësi i ambasadës ruse Nikita Ishchenko./ Abcnews.al