Prindërit e rinj kanë pak më shumë telashe në mes të një pandemie. Ata përballen me më shumë sfida ndërsa në të njëjtën kohë përpiqen të kujdesen sa më shumë për fëmijën e tyre të porsalindur dhe në të njëjtën kohë të qëndrojnë të sigurt.
Kur i porsalinduri vjen në shtëpi zakonisht është një periudhë me shumë stres por edhe me shumë gëzim dhe padurim për këtë kapitull të ri që fillon. Por ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon, më shumë stres po u shtohet prindërve të rinj.
Flisni me pediatrin tuaj
Flisni me pediatrin tuaj nëse ka mundësi për vizita rutinë ose këshilla, për të pasur diskutime online. Kur nuk keni nevojë të ekzaminoni fëmijën dhe thjesht dëshironi të pyesni diçka, atëherë teknologjia është në anën tuaj. Duke u lidhur me Skype ose Zoom, mjeku juaj do të jetë në gjendje të shohë fëmijën dhe ndërveprimin e tij me ju. Sigurisht që nuk është një skenar ideal, por ne të gjithë duhet të bëjmë më të mirën që mundemi.
Ndiqni rregullat e higjienës
Kur dilni ose ktheheni nga puna, sigurohuni që të hiqni me kujdes maskën përpara se të mbani fëmijën në krahë. Hiqni rrobat që kishit veshur dhe vendosini në lavatriçe dhe më pas sigurohuni që të lani duart për të paktën 20 sekonda.
Nëse keni dalë për shëtitje me fëmijën tuaj, atëherë mbani të gjitha distancat e nevojshme dhe shmangni vizitat në dyqane dhe ambiente të mbyllura që janë më të vështira për të mbajtur distancën.
Bëni një stok të vogël produktesh
Porosit online atë që ju nevojitet herën e parë dhe në sasi të mëdha. Pelena, peceta, kremra, shampo etj. Llogaritni sa pako ju nevojiten për muajt e parë dhe blini ato.
Kërkoni ndihmë
Kërkojini partnerit t’ju ndihmojë aty ku është e nevojshme. Mblidhni të gjitha punët e jashtme që duhet të bëni dhe sigurohuni që t’i përfundoni të gjitha brenda një dite. Nëse keni nevojë të shihni një mjek, sigurohuni që takimi të jetë menjëherë pasi fëmija juaj të ushqehet. Nëse jeni duke ushqyer me gji dhe përkon, atëherë pyesni nëse mund ta keni me vete dhe shpjegoni situatën që të mos ketë njeri tjetër në dhomën e pritjes./abcnews.al