4 gjuhët e huaja që njerëzit po mësojnë gjatë karantinimit

schedule15:50 - 20 Prill, 2020

schedule 15:50 - 20 Prill, 2020

Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona njerëz të qëndrojnë në karantinë, duke iu mundësuar atyre më shumë kohë të lirë. Dhe shumë njerëz po përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të huaj.

Kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, ka parë rritje në “nivele të larta”, sipas Michaela Kron, menaxhere e marrëdhënieve me publikun në Duolingo.

Në nivel global, regjistrimet e reja u rritën me gati 108% nga 9 marsi deri në 30 mars. Për SHBA, pati një rritje edhe më të madhe, me rreth 148%. Kompania nuk pranoi të ndajë sa përdorues të rinj u regjistruan, por Kron tha që ishte “miliona”.

Një studim i kryer në Luksemburg dhe i botuar nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, zbuloi se ata që flasin më shumë se dy gjuhë mund të kenë më pak të ngjarë të kenë probleme me kujtesën si Alzheimer dhe dementia. Një studim tjetër, i bërë në Universitetin e Chicikagos, zbuloi se përdorimi i një gjuhe të huaj gjatë marrjes së vendimeve rezultoi në zgjedhje më racionale dhe më pak emocionale.

4 gjuhët e huaja që po mësohen gjatë kësaj kohe:

1.Gjermanisht

Ky kurs u ofron personave autoktonë anglezë një mundësi për të mësuar rreth kulturës, shprehjeve dhe fjalorit gjerman.

Numri i nxënësve aktualë: 8.18 milionë

2.Anglisht

Ky kurs u ofron portugezëve një shans për të mësuar në lidhje me strukturën e fjalive angleze, fjalorin dhe kulturën amerikane

Numri i nxënësve aktualë: 11.1 milionë

Gjithashtu edhe spanjollët janë të interesuar në mësimin e gjuhës angleze.Ky kurs u ofron spanjollëve një mundësi për të mësuar rreth gramatikës, fjalorit dhe idiomave në gjuhën angleze.

Numri i nxënësve aktualë: 28.6 milionë

3.Frengjisht

Ky kurs u ofron anglezëve një shans për të mësuar rreth foljeve franceze, idiomat dhe kulturën.

Numri i nxënësve aktualë: 14.4 milionë

4.Spanjisht

Ky kurs u ofron anglezëve një shans për të mësuar në lidhje me kuzhinën spanjolle, foljet dhe shprehjet.

Numri i nxënësve aktualë: 25.8 milionë/abcnews.al

 

.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!