Ndonjëherë kur qëndrojmë në një hotel, harrojmë se njerëzit punojnë atje. Njerëz që do të pastrojnë dhomën tonë, që do të shikojnë gjërat tona, që janë aty për të bërë një punë si çdo tjetër dhe për të ikur. Gjithashtu, harrojmë që do shkojmë atje përkohësisht dhe synimi ynë është të kalojmë mirë, pa dramë.
Më poshtë do të shohim se çfarë është mirë të shmangim, jo vetëm për të mos e vështirësuar punën e tyre nga sa është tashmë, por edhe për të shpëtuar nga situata të pakëndshme.
Nuk duhet të vidhni peshqirë
Përveç pandemisë dhe sëmundjeve të ndryshme, përveç faktit që vjedhja ndiqet penalisht, le të mos jemi klientët që marrin në shtëpi peshqirët, është çështje edukate. Mund të kapemi dhe të na akuzojnë më vonë.
Nuk duhet të merrni kafshë shtëpiake fshehurazi
Kafshët tona shtëpiake janë familjare, jo vetëm “miq me katër këmbë”. Në rast se qëndrimi i tyre në hotel është i ndaluar, le ta respektojmë këtë dhe të shkojmë pa to, ose të zgjedhim një vend tjetër. Dhe kjo sepse së pari do të na kuptojnë dhe së dyti punonjësit e pastrimit do ta kenë një punë edhe më të vështirë, për të cilën nuk ranë dakord.
Nuk duhet të lini bizhuteri të shtrenjta dhe shuma të mëdha parash në valixhe apo komodinë
Në përgjithësi, është më mirë të lëmë gjëra të shtrenjta në shtëpi kur shkojmë me pushime. Nëse insistojmë t’i mbajmë me vete, është më mirë t’i ruajmë në kasafortën e dhomës, nëse ka. Kjo pasi mundësia e vjedhjes është e lartë, ndërkohë që punonjësit ka gjasa të akuzohen, edhe nëse nuk kanë përgjegjësi.
Nuk duhet të përdorni Wi-Fi e hotelit për emailet e biznesit dhe transaksionet bankare
Askush nuk dëshiron të hakohet gjatë pushimeve. Nëse na duhet të lidhemi me internetin, është më mirë të krijojmë një hotspot nga celulari ynë sesa të aksesojmë Wi-Fi të hotelit, informacioni ynë nuk do të jetë i sigurt. Është shumë e lehtë të fitosh akses në fjalëkalime dhe karta bankare, kështu që nuk ka nevojë të rrezikosh.